Romë, 25 janar – Kryeministri i ardhshëm i Italisë duhet të jetë presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, deklaroi sot ish-kryeministri, Silvio Berlusconi, transmeton ATSH raportimin e DPA-së.
Berlusconi drejton një aleancë konservatore të partisë “Forza Italia” që ka kryesuar në sondazhet e opinionit përpara zgjedhjeve të 4 marsit, por ai nuk mund të kandidojë personalisht, për shkak të një dënimi i akuzuar për evazion fiskal.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Antonio Tajani do të ishte një zgjedhje e shkëlqyer si kryeministri i Italisë”, deklaroi Berlusconi gjatë një postimi në Twitter.
Lajmi u bë i ditur tri ditë pasi shefi i parlamentit të BE-së zhvilloi një takim në Bruksel mes ish-kryeministrit italian SilvioBerlusconi dhe presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.
Ende nuk është bërë e qartë nëse partnerët e koalicionit të Berlusconit kanë rënë dakord me këtë propozim.
Matteo Salvini i ekstremit të djathtë , lideri i Ligës së Veriut, së fundmi ka patur mosmarrëveshje me Berlusconin mbi politikat e BE-së dhe ka të ngjarë që ta shqyrtojë kandidaturën e Tajanit si tepër të moderuar.
Partia e Berlusconit “Forza Italia” aleate me Ligën e Veriut dhe një tjetër parti të ekstremit të djathtë, “Vëllezërit e Italisë” , e njohur për qendrimet kundër migrantëve.
Unioni pritet të fitojë më shumë se 37% të votave.
Kandidatët kryesorë të zgjedhjeve të 4 marsit janë, partia populiste “Pesë Yjet” dhe një koalicion i dominuar nga Partia Demokrate në pushtet, që të dyja rezultojnë me 27 %.