Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vendet e BE-së kërkojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për kuotat e refugjatëve

Sofje, 25 janar– Ministrat e Brendshëm të 28 vendeve të Bashkimit Evropian u mblodhën sot në Sofje për të diskutuar për reformën e sistemit evropian të azilit, një çështje prioritare, por që vazhdon të jetë e bllokuar nga ndarjet e thella mbi kuotat e pritjes së refugjatëve.

Takimi i tyre është i pari i organizuar nga Presidenca bullgare e Këshillit të Bashkimit Evropian, të cilës iu ngarkua detyra e vështirë për të finalizuar deri në fillim të verës një marrëveshje për këtë çështje të diskutuar që prej më shumë se një vit e gjysmë, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Objektivi i vendosur nga presidentët dhe kryeministrat e BE është i qartë që deri në qershor ne duhet të kemi një marrëveshje politike”, theksoi ministri gjerman i Brendshëm, Thomas de Maizière.

Por, kjo do të jetë e vështirë dhe çështja për një shpërndarje të drejtë të azilkërkuesve është më e vështirë”, pranoi ai duke iu referuar debateve për kuotat e refugjatëve që kanë ndarë BE-në prej më shumë se tre vitesh.

Çështja e kuotave lidhet me rishikimin e “Rregullores së Dublinit”, që përcakton se cili vend evropian ka përgjegjësinë për të trajtuar një kërkesë mbrojtjeje.

Ky dispozitiv i është besuar sot pothuajse të gjitha vendeve të hyrjes së parë duke vendosur një peshë joproporcionale ndaj vendeve si Greqia dhe Italia./ /ec/ a.jor.