Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Investime miliona dollarësh në një fondacion të krijuar nga gratë

Bashkëshortja e bashkëthemeluesit të “Microsoft” Bill Gates, Melinda, ka investuar në një fond të bashkëthemeluar nga gratë, më shumë se 300 milionë dollarë, një gjë shumë e rrallë në këtë biznes që dominohet ende nga burrat.

“Aspect Ventures” është krijuar në vitin 2014 nga Theresia Gouw, me profesion inxhiniere, dhe Jennifer Fonstad, specialiste e kapitalit të investimeve, që konsiston për të investuar në kompani të reja të paregjistruara.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas të dhënave të kabinetit të specializuar “Pitchbook”, vetëm 11 për qind e partnerëve të kompanive të kapitalit të investimeve në SHBA janë gra.

“Kur bëhet fjalë për investimet, vetëm 2,2 për qind e shumave të injektuara nga fondet në vitin 2017 shkojnë për shoqëritë e krijuara vetëm nga gratë”, sipas të njëjtit burim.

Pas dhënies së 150 milionë dollarëve për një fond të parë në vitin 2015 “Aspect Ventures” njoftoi dje se kishte mbledhur 181 milionë dollarë për lansimin e fondit të dytë.

Mes investitorëve të këtij fondi bën pjesë Melinda Gates.

tani “Aspect Ventures” ka investuar tashmë në disa kompani të bashkëthemeluara nga gratë, veçanërisht “Urbansitter” (rrjet baby-siter) apo “The Muse” (kërkim për punë).