Lideri katalanas, Carles Puigdemont kërkoi sot kthimin në Spanjë, por pa rrezikuar burgun, për të mbrojtur kandidaturën e tij në presidencën e Katalonisë, pavarësisht premtimit të Madridit për arrestimin e tij.
“Qëllimi im është dhënia e kontributit në vendosjen e demokracisë, në mënyrë që rezultati i zgjedhjeve katalanase të njihet zyrtarisht, deklaroi ai gjatë një konference shtypi në Kopenhagë. Sinjali më i mirë në këtë drejtim do të ishte hyrja ime pa asnjë rrezik, për të marrë pjesë në debatin parlamentar që do të paraprijë votimin”, deklaroi Puigdemont, i cili po qëndron në Bruksel prej fundit të tetorit dhe ndodhet aktualisht në një vizitë në Danimarkë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSot, partia e tij tërhoqi kërkesën për delegimin e votës së tij një parlamentari tjetër katalanas, bëhet e ditur nga një burim parlamentar.
Pas ankesës së bërë një ditë më parë në atë që ai e quan “autoritarizëm” i qeverisë spanjolle, Puigdemont i ftoi të gjithë për të dhënë kontributin e tyre për të mundësuar kthimin drejt normalitetit në Kataloni, e rrënuar sipas tij prej vënies së rajonit nën kujdestarinë e Madridit prej 27 tetorit, në përpjekje e sipër për shkëputje.