Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë në një intervistë për BBC se Britania mund të ketë një marrëveshje speciale pas largimit nga BE, por ka theksuar se ajo nuk mund të ketë qasje të plotë në tregun evropian.
I pyetur se a do të ketë zgjidhje të përshtatshme për Britaninë e Madhe ai la dhënë përgjigje pozitive.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sigurisht, por kjo rrugë e veçantë duhet të jetë në përputhje me ruajtjen e tregut unik dhe interesave tona të përbashkëta. Dhe ju duhet të kuptoni që nuk mund të keni një akses të plotë në tregun unik, nëse nuk jeni pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Macron.
Ai ka shtuar se, “aksesi i plotë i shërbimeve financiare në tregun unik, nuk është i realizueshëm. Nuk do të jetë e mundur të zgjidhësh atë që dëshiron në tregun unik, sepse kjo nënkupton shkatërrim të tij”.
Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian miratuan në muajin dhjetor hapjen e një faze të re të negociatave të tyre, duke përfshirë dhe marrëdhëniet e tyre të ardhshme tregtare, transmeton kp.
Në muajin janar do të fillojnë negociatat për një periudhë tranzicioni për rreth dy vjet kërkuar nga Londra. Gjatë kësaj faze, Britania e Madhe do të vazhdojë aplikimin e rregullave evropiane, pa marrë pjesë në vendimet brenda BE-së.