Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kombi maqedonas s’ka ekzistuar kurrë, thotë Tsipras

Kombi maqedonas nuk ka ekzistuar kurrë, deklaroi kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, në një intervistë për gazetën “Ethnos” e cila do të dalë nesër, duke e përshkruar se cili do të ishte emri i pranueshëm për qeverinë e tij, ndërsa veçon rëndësinë e çështjes së irredentizmit.

Ndërmjetësi i OKB për emrin, Mattew Nimetz ka deklaruar se asnjëri prej emrave të propozuara nuk cenon identitetin e Maqedonisë, por nuk deshi të zbulojë propozimet e ofruara për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar në mes të Shkupit dhe Athinës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Diaspora maqedonase ka kërkuar dorëheqjen e ndërmjetësit Nimetz, sepse konsideron se ai në mbledhjen e fundit me negociatorët në New York ka vazhduar të shkelë Marrëveshjen e përkohshme në mes të Maqedonisë dhe Greqisë nga viti 1995 dhe se nuk respekton Deklaratën universale të të drejtave të njeriut.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev shpreson se do të gjendet një zgjidhje për emrin. Qeveria e Maqedonisë, të hënën ka shqyrtuar zgjidhjet të cilat Nimetz i ka propozuar në Shkup dhe Athinë gjatë takimit të fundit në New York me negociatorët Vasko Nasumovski dhe Adamantios Vassilakis.

Sipas mediave maqedonase, si emra të mundshëm janë ofruar: Republika Maqedonia e Re, Republika Maqedonia Veriore, Republika Maqedonia e Epërme, Republika Maqedonia e Vardarit dhe Republika Maqedonia (Shkup).

Negociatat për zgjidhjen e kontestit Athinë-Shkup në lidhje me emrin e Maqedonisë kanë filluar në vitin 1992.

Argumenti kyç grek është se shfrytëzimi i emrit Maqedoni, paraqet “kërcënim të sigurisë”, pasi Greqia kështu e quan rajonin e saj të veriut.

Në vitin 1993, OKB e ka pranuar Maqedoninë me emrin Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, FYROM.