Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Stuhia Frederika shkakton kaos në Europë

Kalimi i stuhisë Friederike në Evropë ka shkaktuar kaos. Me erërat që kapën shpejtësinë e 200 km në orë, 12 persona nga të cilët tetë në gjermani, humbën jetën ndërsa pemët u shkulën me rrënjë, kamionët nxirreshin jashtë rruge dhe qindra fluturime u anuluan.

Në North Rhine-Westphalia, në Gjermani, 41 persona u lënduan në aksidente trafiku të lidhura me kushtet e motit. Pas Gjermanisë, ku tashmë ka nisur puna për pastrimin dhe kthimin në normalitet, stuhia u zhvendos drejt Polonisë ku shkaktoi dy të lënduar dhe la dhjetëra e mijëra banorë pa energji elektrike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në zonën e goditur më rëndë, në jug të Polonisë, era arriti shpejtësinë e 100 km në orë dhe bora mbuloi rrugët duke shkaktuar shumë aksidente trafiku. Stuhia bëri që edhe kryeqyteti Varshava, të mbulohej nga bora dhe të përballej me erë të fuqishme, çka çoi në paralizimin e trafikut, transmeton tch.

Drejtuesve të mjeteve në Skoci ndërkohë iu kërkua të evitonin udhëtimet vetëm nëse ato ishin absolutisht të nevojshme ndërsa era e fortë dhe reshjet e borës goditën Britaninë e Madhe duke shkaktuar kaos në transport. Me dhjetëra shkolla qëndruan të mbyllura dhe transporti publik thuajse u paralizua.