Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

MPJ e Maqedonisë: Propozimet e Nimetz për emrin do të shqyrtohen

Shkup, 19 janar – Idetë e reja për zgjidhje të kontestit me emrin që ndërmjetësi Mathew Nimetz paraqiti në bisedimet në Nju-Jork nuk mund të komentohen publikisht para një analize të hollësishme dhe një qëndrimi të studiuar të kreut të shtetit, njoftoi Ministria e Jashtme maqedonase, pasi kryenegociuesi i palës maqedonase, Vasko Naumovski e vlerësoi propozimin e Nimicit si ”jodinjitoz”.

“Në pajtim me rregullat e pashkruara të diplomacisë, idetë e ndërmjetësit nuk komentohen publikisht para një analize të hollësishme dhe një qëndrimi të studiuar të kreut të shtetit”, theksuan dje nga MPJ.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas MPJ-së, ”pjesëmarrja në procesin për tejkalimin e dallimit rreth emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë kërkon shkallë të lartë profesionalizmi dhe përgjegjësie. Ndërtimi i urave dhe hapja e dyerve drejt së ardhmes evropiane dhe euroatlantike të vendit kërkon durim dhe përkushtim”.

Për BDI-në, kjo deklaratë është e nxituar, për VMRO-DPMNE-në është deklaratë e cila duhet të kuptohet seriozisht, përderisa në LSDM, ndërkaq, vlerësojnë se propozimi duhet të shqyrtohet dhe pastaj të jepen konstatime.