Termi “Maqedoni” do të jetë pjesë e propozimit për zgjidhje të kontestit të emrit sepse këtë term e kanë pranuar më shumë se 100 vende të botës, kështu ka deklaruar për Televizionin grek TV Antena mediatori i Kombeve të Bashkuara Matthew Nimetz para raundit të ri të bisedimeve mes Athinës dhe Shkupit në New York, transmeton Zhurnal.
Nimetz theksoi se emri me të cilën vendi është regjistruar në Kombet e Bashkuara “IRJM”, gjegjësisht termi Maqedoni është pjesë e emrit, ku edhe Greqia e ka pranuar me këtë emër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNimetz mes tjerash tha se nuk ka zgjidhje magjike për emrin, kontesti po zgjatë tanimë shumë kohë dhe sa më shumë të vonohet aq më vështirë do të jetë të zgjidhet problemi historik mes Maqedonisë dhe Greqisë.