Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në helikopterin e rrëzuar ushtarak në Kolumbi, 10 të vdekur

Së paku dhjetë persona, në mesin e të cilëve tetë ushtarë, kanë humbur jetën të martën gjatë rrëzimit të një helikopteri ushtarak në provincën Antioquia, në veri të Kolumbisë.

Fatkeqësia ndodhi në qytetin Segovia, bëri të ditur në Twitter presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministri i Mbrojtjes, Luis Carlos Villegas, theksoi se forcat e sigurisë kanë gjetur mbetjet e helikopterit.

Ende nuk dihet shkaku i fatkeqësisë, ndërsa hetimi është në vazhdim.