Ushtria amerikane po përgatitet shumë seriozisht për një luftë të mundshme me Korenë e Veriut, theksoi sot një kongresmen republikan, duke shpresuar që këto përgatitje të mos vihen në praktikë.
“Administrata po shqyrton shumë seriozisht mundësitë ushtarake që mund të hyjnë në lojë përsa i përket Koresë së Veriut”, deklaroi për media Mac Thornberry, i cili drejton Komisionin e forcave të armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Trajnimet janë shumë serioze”, theksoi ai duke shtuar se ushtarakët po bëjnë përgatitje dhe shpresoj se nuk do të jenë të nevojshme.
Ministri amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis këmbënguli disa herë mbi faktin se përpjekjet në kuadër të zgjidhjes së krizës koreano-veriore duhet të ishin diplomatike duke shtuar se Pentagoni do të vazhdojë të përgatitet për çdo eventualitet.
Tensionet me Phenianin janë përkeqësuar pas rritjes vitin e kaluar të lëshimit të raketave balistike koreano-veriore të afta për të mbajtur një kokë bërthamore dhe për të arritur tokën amerikane.
Shenjë që tensionet mbeten të larta, një alarm i rremë ka shkaktuar panik në arkipelagun e Hawait, kur banorët kanë marrë një mesazh që i lajmëronte se territori ishte vënë në shënjestër të një rakete balistike dhe u kërkonte atyre të strehoheshin.
SHBA-ja dhe aleatët e tyre u mblodhën sot në Vankuver për të ashpërsuar sanksionet kundër Phenianit, një takim pa Kinën, pa Rusinë.