SHBA do të ndalojë udhëtarët nga tetë vende kryesisht të Lindjes së Mesme dhe ato Afrikës Veriore. që të bartin pajisjet e mëdha elektronike në bord.
Një burim i qeverisë amerikane i tha BBC-së se masa do të ndikojë në nëntë kompani ajrore që operojnë nga 10 aeroporte.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdalimi thuhet se do të përfshijë të gjitha pajisjet e mëdha elektronike si laptopë, tabletë, kamera, DVD, lojëra elektronike, por jo edhe telefonat.
Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) nuk pranoi të komentojë mbi këtë çështje, por pritet të bëjë një njoftim të martën, transmeton KosovaPress.
CNN raporton se kjo ndalesë është e lidhur me kërcënimin që paraqet Al-Qaedas në Gadishullin Arabik, i cili ka qenë i përfshirë në sulmet e para në avionët që ishin nisur drejt SHBA-së.