Ministria e brendshme e Irakut ka njoftuar se së paku 16 persona janë vrarë dhe më shumë se 65 të tjerë janë plagosur nga dy sulme vetëvrasëse në pjesën qendrore të kryeqytetit Bagdad.
Zëdhënësi i Ministrisë së brendshme të Irakut, Saad Maan, tha se cak i dy sulmeve vetëvrasëse, që ndodhën sot herët në mëngjes, ishte Sheshi i Aviacionit në Bagdad.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga ana tjetër, Departamenti i shëndetësisë i Bagdadit ka njoftuar se janë vrarë së paku 27 vetë dhe janë plagosur 80 të tjerë.
Dëshmitarët i thanë agjencisë gjermane, DPA, se eksplodimet kishin ndodhur afër një vendi ku tubohen punëtorët e ndërtimtarisë.