Vullkani më aktiv në Filipine, Mayon, ka nisur të hedhë pjesë të llavës nga krateri i tij dhe zyrtarët kanë urdhëruar evakuimin e mijëra banorëve.
Vullkanologët filipinas dhe instituti sizmologjik paralajmëruan se erupsioni i rrezikshëm në malin Mayon është i mundshëm gjatë ditëve të ardhshme, transmeton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVullkani, i cili ndodhet në provincën Albay në qendër të Filipineve, nisi dje të hedhë hi, pasuar nga një shpërthim prej pesë minutash në mëngjesin e ditës së sotme, transmeton ksp.
Aktualisht është ngritur niveli tre i rrezikut, i cili konsiderohet si kritik.
Mbi 900 familje tashmë janë evakuuar nga zona e rrezikuar.
Shpërthimi më shkatërrimtar i këtij vullkani është regjistruar në shkurt të vitit 1841 kur ishte djegur një qytet dhe 1,200 persona kishin humbur jetën.
Shpërthimi i tij i fundit ka qenë në vitin 2014, duke hedhur llavë, gjë që shkaktoi evakuimin e mijëra njerëzve.