Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në një hotel në Paris vidhen stoli me vlerë 4.5 milionë euro

Hajdutë të armatosur kanë thyer vitrinat e një dyqani dhe kanë vjedhur stoli në vlerë prej 4.5 milionë eurosh në hotelin e njohur Ritz në Paris, mbrëmjen e së mërkurës.

Policia tha se tre të dyshuar janë arrestuar në vendin e ngjarjes, por së paku dy të tjerë kanë ikur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia po ashtu tha se në incident nuk është plagosur askush dhe se stolitë e vjedhura nuk janë gjetur ende, transmeton rel.

Dy njerëz kanë qenë në dyqan në kohën e incidentit dhe kanë alarmuar policinë, thanë zyrtarët.

Ritz është një hotel luksoz, i cili daton nga shekulli 19.

Ai është rihapur në vitin 2016 pas një rinovimi katërvjeçar.

Në këtë hotel kanë qëndruar njerëz të famshëm si: Ernest Hemingway, Coco Chanel dhe princesha Diana.