Një luftë botërore ndoshta është e vetmja rrugë për të matur forcën reale ushtarake, por fatmirësisht bota nuk ka pasur situatë të tillë kohët e fundit.
Pavarësisht ngritjes së tensioneve në detin e Kinës jugore, luftimet në vijim në Ukrainë dhe luftimet e shumta në Lindjen e Mesme, betejat mes shteteve apo kombeve janë zhvendosur në armëpushim apo në luftë kundër grupeve terroriste.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, një vlerësim i forcës ushtarake mund të jetë interesant, kështu që “Businessinsider” duke u bazuar tek indeksi i forcës ushtarake të 106 shteteve ka renditur 25 shtetet më të fuqishme në botë.
Në këtë vlerësim janë marrë më tepër se sa 50 faktorë, përfshirë buxhetin për ushtrinë e çdo shteti, trupat ushtarake, sasinë e armatimit që ata kanë dhe resurset natyrale.
SHBA - Trupa ushtarake aktive: 2.500.00. Buxheti: 581 miliardë dollarë. Tanke: 8848. Avionë: 13 444. Aeroplanmbajtëse: 19. Nëndetëse: 75.
Rusia Trupa ushtarake aktive: 4.017.110 Buxheti: 46 miliardë dollarë Tanke: 15.389 Avionë: 3.547 Aeroplanmbajtëse: 1 Nëndetëse: 60.
Kina Trupa ushtarake aktive: 4.635.000 Buxheti: 155.6 miliardë dollarë Tanke: 9.150 Avionë: 2.942 Aeroplanmbajtëse: 1 Nëndetëse: 68.
India Trupa ushtarake aktive: 3.668.000 Buxheti: 40 miliardë dollarë Tanke: 6.464 Avionë: 2.086 Aeroplanmbajtëse: 2 Nëndetëse: 14.
Franca Trupa ushtarake aktive: 400.770 Buxheti: 35 miliardë dollarë Tanke: 423 Avionë: 1.282 Aeroplanmbajtëse: 4 Nëndetëse: 10.