Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Berlusconi kandidon në zgjedhje përkundër ndalesës

Italianët do ta shohin emrin e Silvio Berlusconit në lista zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare përkundër faktit se atij i ishte ndaluar kandidimi për t’u zgjedhur.

Berlusconi (81) në Facebook ka publikuar logon zgjedhore të partisë së vet Forza Italia krahas tekstit “Berlusconi kryetar”, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryeministri italian e ka marrë titullin “kryetar” për shkak se detyra e tij quhet formalisht “kryetar i Këshillit Ministror”.

Silvio Berlusconi detyrën e kryeministrit e ka ushtruar në vitin 1994, pastaj nga vitit 2001 –2006 dhe nga 2008 – 2011, përcjell al jazzera.

Megjithatë, sivjet nuk mund të kandidojë për shkak të ndalesës për ushtrim të funksionit publik me akuzën për fshehjen e tatimit.

Ndalesa vlen deri në vitin 2019.