Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vërshime në aeroportin “John F. Kennedy”

Për shkak të vërshimeve janë ndërprerë përkohësisht fluturimet në terminalin për fluturime ndërkombëtare në aeroportin e New Yorkut “John F. Kennedy”, njofton al jazzera.

Kjo ka ndodhur në kohën kur në verilindje të vendit ende mbretëron mot i ftohët me temperatura të ulëta e në New York është ftohtë minus 8 gradë, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Udhëtarët që u gjenden në atë terminal u transferuan në pjesë të tjera të aeroportit.

Mendohet se vërshimet kanë ndodhur për shkak të pëlcitjes së gypave të ujësjellësit nga të ftohtit.