Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dy persona fitojnë lotarinë amerikane mbi 1 miliard dollarë

Dy blerës të tiketave për lotari në Shtetet e Bashkuara kanë fituar më shumë se 1 miliard dollarë gjatë vikendit, kanë thënë zyrtarët.

Një person apo grup në New Hampshire ka fituar 560 milionë dollarë në lotarinë Powerball, vetëm një ditë pasi blerësi i tiketës në Florida ka fituar 450 milionë dollarë në lotarinë Mega Millions.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Identitetet e fituesve nuk janë bërë të ditura, transmeton rel.

Vlera prej 560 milionë dollarëve është shifra e gjashtë më e lartë në Powerball e fituar ndonjëherë.

“Jam shumë i gëzuar”, ka thënë pronari i marketit ku është blerë tiketa, Sam Safa.

Dyqani do të fitojë 75 mijë dollarë për shitjen e tiketës.

Ndërsa tiketa e Mega Millions është cilësuar si e katërta sa i përket shifrës së fituar.

Dyqani ku është blerë kjo tiketë do të fitojë 100,000 dollarë për shitjen e saj.