Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin për ndërhyrje në Iran, shtet në të cilin qe dy javë po organizohen protesta anti-qeveritare.
Të paktën 21 persona deri tash kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë arrestuar në protestat në Iran.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne nuk mund të pranojmë që disa shtete- kryesisht SHBA-ja dhe Izraeli- të ndërhyjnë në punët e brendshme të Iranit dhe Pakistanit”, u ka thënë gazetarëve presidenti turk, përpara se të nisej në vizitën e tij zyrtare në Francë.
“Është e turpshme ajo që kemi parë në shumë shtete... Këtë gjë e kemi parë edhe në Irak”, ka thënë Erdogan.
Megjithatë, Erdogan nuk ka shpjeguar më tej natyrën e ndërhyrjes në Pakistan, por të enjten, SHBA ka njoftuar se do të ndërpresë ndihmën për afro një miliard dollarë për Pakistanin.