Shtëpia e Bardhë ka reaguar me një sulm të fortë kundër ish-strategut kryesor të Donald Trumpit, i cili citohet të ketë komentuar se veprimet e djalit të madh të presidentit dhe bashkëpunëtorëve të tjerë që ishin takuar me përfaqësues të Rusisë gjatë zgjedhjeve të 2016 ishin “akte tradhtare” dhe “jo patriotike”.
Presidenti Donald Trump ka shprehur “revoltim dhe neveri” pasi ka lexuar komentet e Stephen Bannon-it në një libër të ri, tha dje në konferencën e përditshme për shtyp zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders, transmeton voa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidenti, zëdhënësja e presidentit dhe Drejtoresha e Komunikimeve për Zonjën e Parë nxorën deklarata dje pasdite me kritika të ashpra në adresë të zotit Bannon, një figurë e njohur e rrymave nacionaliste që ka qenë më parë shef ekzekutiv i fushatës Trump në tre muajt e fundit para zgjedhjeve he më pas një ndër këshilltarët kryesorë në Shtëpinë e Bardhë.
"Steve Bannon nuk ka të bëjë fare me presidencën time,” tha zoti Trump. “Kur e largova nga detyra, jo vetëm që humbi punën, por humbi edhe mendtë e kokës”.
Presidenti në deklaratën e tij u shpreh se Bannon vepron vetëm si i intereson dhe se “e kaloi kohën në Shtëpinë e Bardhë duke nxjerrë informata të sajuara për median për ta treguar veten më të rëndësishëm se ishte” ndërkohë që i kishte shpallur luftë medias.