Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“24 mijë hektarë tokë të Kroacisë në Serbi”

Veterani kroat i luftës Petar Janjiq i quajtur Tromblon, ka thënë sot se “24 mijë hektarë tokë kroate i ka marrë Serbia dhe ka shtuar se organizata, pjesë e të cilës është, nuk do të rrijë duarkryq ndaj këtij problemi, transmeton Koha.net.

"Gjatë 26 vjetëve të shkuar, jemi dëshmitarë të mjerimit të politikës sonë të jashtme në zgjidhjen e shumë çështjeve kruciale për të ardhmen e Kroacisë. Krahas kësaj, pos me Hungarinë, me asnjë shtet fqinj nuk është zgjidhur asnjë problem serioz. Ende s’e kemi zgjidhur çështjen e kufirit shtetëror me Serbinë e fjala është për 24 mijë hektarë tokë kroate në Serbi”, citon index hr. të ketë thënë Janjiq.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kroacia dhe Serbia kanë mospajtime rreth përcaktimit të kufirit sidomos përgjatë lumit Danub.