Koreja Veriore aksidentalisht ka goditur një qytet të saj me raketë.
Pamjet satelitore shfaqin dëmin e shkaktuar nga dështimi i një testi raketash në Tokchom, një qytet prej 200 mijë banorëve, raportojnë zyrtarët qeveritarë amerikanë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRaketa me rreze mesatare “Hwasong KN-17” ishte lëshuar nga baza Pukchang në provincën jugore të Pyongan më 28 prill të vitit të kaluar, transmeton Koha.net.
Kjo raketë dështoi pas lansimit, njoftojnë diplomatët amerikanë, dhe ka rënë në periferi të Tochomit që është zonë industriale.
Pamjet e marra nga Google Earth më 18 maj, vetëm pak javë pas lansimit, shfaqin dëmin në një strukturë në këtë zonë industriale.
Njohësit e programit raketor të Koresë Veriore, kanë thënë për “The Diplomat” se fluturimi i raketës zgjati vetëm 1 minutë, para se t’i dëshonte motori. Raketa fluturoi 25 milje në verilindje, para se të përplasej në tokë.
Kjo raketë ishte paraparë që të binte në pjesën veriore të Detit të Japonisë, raporton “The Diplomat”. Nga shpërthimi nuk është raportuar për të vdekur, por pamjet satelitore tregojnë për dëme të mëdha në zonë.
Në muajin nëntor të vitit të kaluar, Koreja Veriore testoi raketën ICBM, e cila ka kapacitet që të godasë në çfarëdo vendi të Tokës.

