Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

16 të vdekur nga të ftohtit në SHBA

16 persona kanë vdekur nga të ftohtit në SHBA, 2 prej të cilëve ishin të pastrehë.

Në Misisipi, një 45 vjeçar është gjetur i vdekur pranë shtëpisë së tij ndërsa në Michigan një 96 vjeçare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia ka bërë apel tek qytetarët të provojnë sa më shumë të mos dalin nga shtëpia pasi të ftohtit është i papërballueshëm, shkruajnë mediet e huaja, transmeton Koha.net.

Dëbora dhe akulli që po shënon rritje në Karolinën Jugore, ka bërë që të mbyllet edhe Aeroporti Ndërkombëtar.

Nga Aeroporti kanë bërë të ditur se fluturimet nuk do të fillojnë derisa Forcat Ajrore të japin ndonjë sinjal.

Stuhi të fuqishme ka anembanë vendit, ndërkaq autoritetet njoftojnë se fatkeqësisht numri i të vdekurve mund të shënojë rritje, kryesisht tek të pastrehët.