Me të çdo ditë është spektakël. Me një ndjesi jo të mirë, madje edhe frikë, njerëzit nëpër botë me një lëvizje gishti mësojnë se çfarë ka shkruar njëri prej më të pushtetshmëve në planet. Është një përafrim disi i pazakontë.
Ai i tregon tërë botës se çfarë është duke shikuar nëpër televizor, me kë mban mëri dhe si çfarë duhet menduar. Kështu bëjnë jetën njerëzit gjatë presidencës së Donald Trumpit, shkruan Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNëse duhet trajtuar ndikimin e një presidence në mënyrë tradicionale – ligjet e miratuara, politikat e zbatuara, vizionet e projektuara në botë – presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lënë gjurmë të pashlyeshme. Ai është tërhequr prej marrëveshjeve shumëpalëshe dhe e ka vënë botën në prag të një konfrontimi me armë bërthamore me Korenë Veriore.
Ajo që mund të thuhet me bindje të plotë për vitin e parë të Trumpit president është se ai e ka ndryshuar presidencën në SHBA. Përplasjet, akuzat e pabaza, gjuha e ashpër dhe përçarëse kanë qenë gati përditshmëri e Komandantit Suprem amerikan.
Derisa si kandidat për president i kishte rishkruar rregullat e politikës, ai tani ka ndryshuar rregullat e presidencës. Prej Washingtonit, në Bruksel, Pekin, Moskë e Fenian, pjesa më e madhe e botës rrotullohet rreth spektaklit Trump. Ai imponohet në debate sociale dhe përnjëherësh iu jep kahe tjetër...(shkrimin e plotë e gjeni në numrin special të Kohës Ditore për Vitin e Ri).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.