Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nëntë vetë janë vrarë gjatë protestave kundër qeverisë në Iran

Televizioni shtetëror iranian ka raportuar se nëntë vetë janë vrarë mbrëmë, në ditën e pestë të protestave antiqeveritare, të cilat janë përhapur në gjithë vendin.

Nuk janë dhënë detaje të tjera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bazuar në këtë raport, numri jozyrtar i të vrarëve në këto trazira në Iran, ka arritur në së paku 22 vetë, shkruan rel.

Këto protesta filluan si tubime kundër rritjes së çmimeve të artikujve themelorë të ushqimit dhe vështirësive të tjera ekonomike.

Këto janë protestat më masive politike në Iran, prej vitit 2009, kur ka pasur mospajtime lidhur me votimet presidenciale të kontestuara, në të cilat ishte rizgjedhur Mahmud Ahmadinejad.

Aktualisht, protestat janë mbajtur në dhjetëra qytete në gjithë Iranin, përfshirë disa lokacione në kryeqytetin Teheran.