Zyrtarët në Kosta Rika po hetojnë shkakun e rrëzimit të një avioni që ra të dielën në një zonë të pyllëzuar malore pranë kryeqytetit San Hoze, duke shkaktuar vdekjen e 10 amerikanëve dhe dy pilotëve kostarikanë.
Zyrtarët thonë se avioni që ishte porositur për udhëtim çarter përmes kompanisë Nature Air, shpërtheu në flakë sapo preku tokën dhe asnjë nga personat në bord nuk shpëtoi gjallë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas një banori nga rrethinat e Nju Jorkut, pesë nga viktimat ishin të afërm të tij, një çift amerikan me tre djemtë e tyre që kishin shkuar në Kosta Rika me pushime.
Sipas drejtorit të aviacionit civil në Kosta Rika, avioni u nis të dielën nga Punta Islita dhe po udhëtonte drejt kryeqytetit San Hoze kur u rrëzua.