Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trump shpërbën Këshillin Presidencial Këshillues për HIV-in dhe Sidën

Administrata e Presidentit Trump ka shkarkuar anëtarët e mbetur të Këshillit Presidencial Këshillues për HIV-in dhe Sidën.

Anëtarët e këshillit morën një letër këtë javë ku thuhej se emërimet e tyre merrnin fund “menjëherë”, sipas një artikulli në gazetën “Washington Post”, transmeton VoA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këshilli ishte krijuar në vitin 1995 gjatë administratës së ish-Presidentit Clinton, për të këshilluar Shtëpinë e Bardhë për strategji dhe politika për të luftuar këtë sëmundje.

Gjashtë nga anëtarët e Këshillit, të indinjuar nga veprimet e Shtëpisë së Bardhë për politikat për shëndetësinë, dhanë dorëheqjen në qershor. Scott Schoettes, një avokat në një organizatë për të drejtat e komunitetit LGBT, ishte një prej tyre.

Në atë kohë ai u shpreh se Presidentit Donald Trump "nuk i interesojnë të sëmurët me HIV”.