Një 96-vjeçar gjerman është urdhëruar që të mbajë burgim prej katër vjetësh për rolin që pati në vrasjen e hebrenjve në Auschwitz, ka njoftuar një gjykatë në Gjermani.
Oskar Groening ishte i njohur si “llogaritari i Auschwitzit” për shkak se punonte si llogaritar i parave që nazistët merrnin nga viktimat në kampin famëkeq në Poloni gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ishte dënuar me katër vjet burgim në vitin 2015 mirëpo shkaku i shëndetit dhe moshës mbajtja e dënimit ishte shtyrë.
Sot, Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë ka urdhëruar se ai duhet të shkojë në burg pasi refuzoi një apel të një gjykate më të ulët.
Gjykata mohoi argumentin e avokatëve të Groeningut, të cilët ishin arsyetuar se burgimi prej katër vjetësh ishte shkelje e të drejtave për jetë.
Ai ishte shpallur fajtor për vrasje në 300 mijë raste, që do të thotë se ishte e rëndësishme që të mbante burgimin, ka njoftuar gjykata.