Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Italia cakton zgjedhjet e përgjithshme më 4 mars

Italia do të zhvillojë zgjedhjet legjislative më 4 mars, sipas vendimit të marrë sot nga qeveria, duke rritur frikën se kjo votë mund të sjellë një destabilitet të ri politik në një prej ekonomive më të mëdha të Evropës.

Presidenti italian, Sergio Mattarella njoftoi datën pasi u përcaktua nga qeveria e kryeministrit, Paolo Gentiloni.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pak më parë, kreu i shtetit kishte njoftuar shpërbërjen e dhomës së ulët dhe të lartë të Parlamentit italian.

Ky votim shihet si një garë trepartiake mes bllokut konservator të drejtuar nga ish-kryeministri Silvio Berlusconi, nga partia antisistem dhe euroskeptike Lëvizja Pesë Yjet (M5S) dhe nga partia e Gentilioni-t e qendrës së majtë, Partia Demokratike (PD).

Aleanca e Berlusconi-t pritet të fitojë më shumë vota por jo maxhorancën e nevojshme, ndërkohë që M5S-ja mund të shfaqet si partia më e madhe e vetme, por pa partnerë për koalicion. Ndërsa PD-ja, e drejtuar nga ish-kryeministri Matteo Renzi, me popullaritet në rënie, mund të shkojë drejt zvogëlimit.