Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Turqia shton dukshëm forcat e sigurisë në prag të Vitit të Ri

Turqia do të dyfishojë në Stamboll numrin e zyrtarëve policorë në detyrë në 37,000 dhe do të ndalojë festimet publike në prag të festës së Vitit të Ri për shkaqe të sigurisë, një vit pasi një person i armatosur pati vrarë 39 persona në një klub nate, kanë thënë zyrtarët.

Media shtetërore ka thënë se policia ka ndaluar dhjetëra persona për anëtarësim të dyshuar në grupin militant, Shteti Islamik, gjatë arrestimeve të cilat nuk kanë qenë të lidhura me përgatitjet e shtuara të sigurisë për Vitin e Ri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një vit më parë, një person më armë zjarri ka vrarë disa persona nga Turqia dhe vizitorë nga Arabia, India dhe Kanada në një klub nate.

Një vit më vonë 37,000 zyrtarë policorë dhe rreth 4,000 persona të xhandarmërisë, do të jenë në detyrë gjatë ndërrimit të motove.

“I gjithë ekipi ynë do të jetë në detyrë. Ne do të marrim të gjithë hapat e nevojshëm në Stamboll, ashtu që qytetarët tanë të kenë mundësi të festojnë Vitin e Ri të gëzuar dhe në paqe”, ka thënë guvernatori i Stambollit Vasip Sahin.

Autoritetet ose kanë ndaluar ose kanë anuluar festimet publike për Vitin e Ri në qendër të Stambollit dhe në distriktet, Beyoglu, Sisli dhe Beshiktash, për shkak të shqetësimeve të sigurisë, kanë thënë zyrtarët dhe mediat.

Grupi militant, Shteti Islamik e pati marrë përgjegjësinë për të shtënat në klubin e natës, derisa besohet që sulmi ishte kryer nga xhihadistë dhe militantë kurdë.