Policia holandeze arrestoi katër persona, një prej të cilëve qytetar suedez, i dyshuar për përfshirje në aktivitetet terroriste, njoftuan sot autoritetet vendore.
Një prej personave, të moshës 29-vjeç, mbërriti me aeroplan nga Stokholmi ndërkohë që tre të tjerë, të moshës 21, 23 dhe 30-vjeç, janë me origjinë nga qytetet e Flardingue, Delft dhe Gouda, në jugperëndim të Holandës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia, që ka ushtruar kontrolle në disa shtëpi në këto tre qytete, deklaroi se kishte sekuestruar disa dokumente.
Asnjë armë apo eksploziv nuk u zbulua. I arrestuar në Roterdam vitin e kaluar, një qytetar holandez u dënua me katër vjet burg në nëntor për planifikimin e një atentati.