Të paktën katër persona kanë vdekur dhe 13 të tjerë janë lënduar pasi një autobus është përplasur në hyrjen e një metroje në kryeqytetin e Rusisë, Moskë.
Autoritetet kanë thënë se pasagjerët dhe këmbësorët kanë qenë në mesin e viktimave të ditës së sotme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPamjet e televizionit kombëtar shfaqin autobusin poshtë shkallëve të metrosë, derisa shumë këmbësorë kanë duke vrapuar, transmeton rel.
Autoritetet ruse kanë hequr mundësinë e ndonjë sulmi terrorist, duke thënë se dyshojnë për ndonjë lëshim mekanik apo se drejtuesi i autobusit e ka humbur kontrollin e mjetit.
Policia ka thënë se është duke intervistuar ngasësin e mjetit.
Stacioni i metrosë gjendet në rrugën kryesore në perëndim të Moskës, afër një qendre tregtare të popullarizuar.
Majori i Moskës, Sergei Sobyanin, është cituar të ketë thënë sipas medieve ruse se ai ka urdhëruar që të bëhet kontrollimi i të gjithë autobusëve.