Ish – ambasadori i ish- Jugosllavisë në OKB, ish –ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Vladislav Jovanoviq thotë se Aleanca ushtarake e veriatlantike në 30 vjetët e fundit është angazhuar në kontestimin e të gjithë interesave të mundshëm kombëtarë e shtetërorë të Serbisë.
“Serbia në tërë historinë e vet nuk ka qenë kurrë anëtar i asnjë aleance ushtarake, ajo nuk duhet t’i frikësohet NATO-s, por duhet që esëll ta marrë si kërcënim”, është thënë sot në tribunën “A i duhet Serbia NATO-s me të cilën po bashkëpunon gjithnjë e më shumë”, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne jemi nën presion të shtuar të NATO-s. Ballkani gjithnjë e më shumë po bëhet hapësirë të cilën SHBA-ja duhet ta sigurojë dhe ta pastrojë nga ndikimi rus në mënyrë që të ketë shpinë nga depërtimi i mëtejmë i Rusisë, përfshirë edhe atë ushtarak. Megjithatë, dëshira që Ballkani të inkorporohet në organizata euroatlantike nuk duket aq i realizueshëm e Serbia në gjithë historinë e vet nuk ka qenë anëtar i asnjë aleance ushtarake”, citon “novosti” të ketë thënë, Jovanoviq.