Aeroplani LX 1422 nga Cyrihu që do të duhet të ateronte në aeroportin e Nishit “Konstandini i Madh”, ka ateruar në atë të Beogradit, shkruan “tio.ch”.
Aterrimi në Beograd ndodhi për shkak të një problemi teknik, gjegjësisht në sistemin hidraulik, përcjell albinfo.ch.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas mediave të huaja, kjo nuk ishte një ulje emergjente, por masë sigurie. Zëdhënësja zvicerane, Sonja Ptassek është shprehur se për asnjë moment 173 pasagjerët nuk ishin në rrezik. Thjesht, aeroporti i Beogradit është më i pajisur se aeroporti i Nishit.
Prania e zjarrfikësve, është një procedurë standarde. Pasagjerët u transportuan nga Beogradi në Nish me autobus. Ata që dëshironin të ktheheshin në Zvicër, u zhvendosën në një fluturim në Cyrih.