Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

37 të vdekur nga një shpërthim zjarri në një qendër tregtare në Filipine

Të paktën 37 persona kanë vdekur nga një shpërthim shkatërrues i zjarrit në një qendër tregtare në Filipine, raporton Mirror.

Zyrtarët filipinas kanë konfirmuar se shumica e viktimave ishin punëtorë të një qendre thirrjeje (call center), transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zëvendëskryetari i qytetit jugor të Davaos, Paolo Duterte, ka thënë se shansi për të mbijetuar për secilin nga personat e vdekur në qendrën tregtare “NCC” ishte zero.

“Le të lutemi për ta”, ka thënë Duterte, djali më vjetër i presidentit filipinas, Rodrigo Duterte.

Raportohet se zjarri ka shpërthyer në një dyqan mobiliesh në nivelin e tretë të qendrës, dhe shumë shpejt e përfshiu katin e sipërm, ka thënë Teresita Gaspan, zëdhënëse komunale.

Gjashtë persona kanë arritur të shpëtojnë dhe janë dërguar në spital.

Davao është rreth 500 milje në juglindje të kryeqytetit, Manila.