Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zaev tërhiqet nga pretendimi se Aleksandri i Madh është vetëm i Maqedonisë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, tha se është i gatshëm të tërhiqet nga pretendimi i vendit të tij për trashëgiminë e Aleksandrit të Madh, për të ndihmuar në zgjidhjen e kontestit të gjatë 26 vjeçar me Greqinë fqinje për emrin e Maqedonisë.

“Tërhiqem nga pretendimi që Maqedonia është trashëguese e vetme e Aleksandrit. Historia nuk na takon vetëm neve, por po ashtu, edhe Greqisë dhe shumë vendeve të tjera”, th Zoran Zaev, gjatë një interviste televizive mbrëmë vonë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prej pavarësisë së saj nga Jugosllavia në vitin 1991, Maqedonia ka pretenduar së paku një pjesë të trashëgimisë ndaj sunduesit më të njohur të Mbretërisë së Maqedonisë së lashtë, duke i zemëruar grekët, të cilët emrin “Maqedonia” e shohin si pretendim të fshehtë territorial kundër rajonit grek me të njëjtin emër, raporton agjencia AP nga Shkupi, shkruan REL.

Rrjedhimisht, Greqia i ka paraqitur veto anëtarësimit të Maqedonisë në NATO.