Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ka paralajmëruar se lufta tregtare në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, nuk do të ishte e mirë për asnjërën palë.
I pyetur nga gazeta gjermane, Bild am Sonntag, se nëse Evropa mund të përballojë një “luftë tregtare” me Shtetet e Bashkuara, Junker tha se “lufta tregtare nuk është e mirë për interesat e BE-së e as të SHBA-së”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi tha se duhet marrë seriozisht komentet proteksioniste e bëra nga administrata e presidentit Donald Trump.
Ditë më parë, Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin ka thënë se administrata e Trumpit nuk ka dëshirë që të futet në luftë tregtare por tha se është e nevojshme që marrëdhëniet për tregtare të rishikohen.
Trump ka akuzuar Japoninë se ka ulur vlerën e monedhës kombëtare me qëllim që t’i krijojë avantazh eksporteve të vendit.