Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arrestohet shoferi pasi shtyp këmbësorët në Melbourne

Policia australiane ka arrestuar një burrë në Melbourne, pasi që i njëjti, me veturë ka shtypur këmbësorët.

“Vetura u përplas drejt një numri të madh këmbësorësh në qendër të qytetit”, kanë thënë policia australiane, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Raportohet se të paktën 13 njerëz kanë mbetur të lënduar ndërsa ka prej tyre edhe me lëndime të rënda.

Policia ka treguar se në mesin e tyre ka edhe fëmijë shumë të vegjël.

Nuk është raportuar deri tani nëse ky incident lidhet me sulm terrorist.