Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, u ka dërguar një letër anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së para se të votohej për një rezolutë kundër vendimit të SHBA-së për të njohur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit.
Në letër, të siguruar nga gazeta izraelite “Haaretz”, Haley shkroi se Presidenti Amerikan Donald Trump “do ta shikojë me kujdes votimin [e së enjtes]” dhe “ka kërkuar që t’i raportoj për ata që votojnë kundër nesh”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy paralajmërim erdhi pasi SHBA u mposht në votë 14 me 1 pasi vuri veto ndaj një rezolute të KS të OKB-së të hënën kundër vendimit të Trumpit për Jerusalemin, raporton AlJazeera.
Trump bëri me dije më 6 dhjetor se SHBA e njeh formalisht Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe do të nis procesin e zhvendosjes së Ambasadës së saj në këtë qytet, që bie ndesh me politikën shumëvjeçare amerikane, transmeton Koha.net.
Ky veprim solli një valë protestash globale, me dhjetëra mijëra persona që dolën në rrugë ditëve të fundit për të kundërshtuar vendimin e tij.
E furishme ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit kundër këtij veprimi, Haley të martën tha se “ky ishte një ofendim” dhe se “nuk do të harrohet”.
Ndërkaq, letra e Haleyt drejtuar anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme pasqyroi reagimin e saj të mëhershëm, ndërsa tha se SHBA “do të mbajë shënime për emrat” gjatë votimit të së enjtes, që pritet të kalojë me shumicë votash.
“Siç e dini, Asambleja e Përgjithshme po e shqyrton një rezolutë në lidhje me vendimin e fundit të Presidentit Trump mbi Jerusalemin. Derisa jeni duke e shqyrtuar votën tuaj, unë ju inkurajoj ta dini se presidenti dhe SHBA e marrin këtë votë personale”, ka shkruar Haley në letër.
“Njëzet vjet më parë, Kongresi i SHBA-së deklaroi se Jerusalemi duhet të njihet si kryeqytet i Izraelit, dhe se ambasada amerikane duhet të zhvendoset në Jerusalem. Presidenti Trump e konfirmoi atë deklaratë duke e njohur zyrtarisht Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit”, shkroi më tej ajo.
“Megjithatë, njoftimi i Presidentit nuk ndikon në negociatat për statusin final në asnjë mënyrë, përfshi edhe kufijtë specifik të sovranitetit të Izraelit në Jerusalem. Presidenti gjithashtu u kujdes që të mbështes status quon e vendeve të shenjta në Jerusalem, dhe nuk ka avokuar për ndryshime në aranzhimet në Tempullin Mount / Haram al-Sharif”, tha më tej Haley, transmeton Koha.net.
Turqia, aleate e vjetër e Palestinës, ka thënë se do të angazhohet fuqishëm në kalimin e kësaj rezolute në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Me kërkesë të Turqisë dhe Jemenit, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pritet të takohet të enjten për të diskutuar për Jerusalemin.