Koalicioni i ri qeveritar në Austri ka planifikuar ofrimin e shtetësisë austriake për minoritetin gjerman-folës në veri të Italisë.
Mirëpo për këtë vendim është premtuar që fillimisht do të konsultohet me Romën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPlani për shtetësi të dyfishtë në rajonin verior të Italisë, Alto Adige është përfshirë në marrëveshjen 180 faqëshe të publikuar nga kancelari austriak, Sebastian Kurz.
Alto Adige është pjesë e Italisë nga Lufta e Parë Botërore.
Folësit e gjuhës gjermane dhe ata italianë kanë shkollat e tyre dhe vizitojnë vende të ndryshme në këtë rajon.
Sipas Kurz, plani i tij ka për qëllim të inkurajojë bashkëpunimin në mes të vendeve evropiane.
“Kjo është diçka që padyshim ne planifikojmë të bëjmë në bashkëpunim me Italinë dhe qeverinë në Romë”, ka thënë Kurz, pas takimit të parë të kabinetit qeveritar.
Politikanët italianë tanimë kanë dënuar planin e Austrisë duke e cilësuar si shenjë të nacionalizmit dhe i cili mund të kërcënojë balancin etnik në Alto Adige, i njohur edhe si Tiroli Jugor.
Sidoqoftë Kurz i ka ulur tensionet.
“Ne kemi kontakte fantastike me Romën”. Unë e kam shok edhe personalisht udhëheqësin e qeverisë”, ka thënë ai.
Udhëheqësi i qeverisë në Alto Afige, Arno Kompatscher, ka thënë se ai e mbështet planin nëse i njëjti është pjesë e kontekstit të Bashkimit Evropian për bashkim të kombeve dhe jo për ndarje të tyre.
Kriteri mbi atë se cila shtetësi duhet të ofrohet është ende e hapur dhe duhet të jetë temë e diskutimeve në mes të Austrisë dhe Italisë, ka thënë ai.