Presidenti Donald Trump ka përsëritur përkrahjen e tij të fuqishme për NATO-n dhe i ka thënë Kancelares gjermane Angela Merkel që anëtarët e Aleancës të paguajnë obligimet që kanë.
Këto fjalë Trumpi i ka thënë gjatë takimit me Merkelin, të cilën e ka porositur se mund të ndihmojë që të vendos për të ardhmen e aleancës veriatlantike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I përcjella Kancelares Merkel përkrahjen time të fuqishme për NATO-n dhe për nevojën që aleatët tanë të NATO-s të paguajnë obligimet e tyre për mbrojtje”, ka thënë Trump gjatë konferencës së përbashkët me Merkelin.
Merkel ka thënë se Gjermania duhet të paguajë obligimet që ka për NATO-n, derisa ka përmendur të ketë biseduar me Trumpin për Ukrainën dhe Afganistanin.