Gjenevë, 15 dhjetor - Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, deklaroi se raundi i tetë i bisedimeve në Gjenevë lidhur me Sirinë që filloi më 28 nëntor ka përfunduar pa sukses, raporton AA.
"Nuk kishim sukses. Humbëm një rast të artë", tha Mistura në një konferencë shtypi pas takimit me delegacionet e regjimit sirian dhe opozitës në ditën e fundit të raundit të tetë të bisedimeve në Gjenevë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMistura theksoi se që nga 28 nëntori kanë zhvilluar 11 takime me opozitarët dhe shtatë me delegacionin e regjimit.
Ai tha se opozitarët kanë shpalosur në tryezën e bisedimeve katër tituj kryesorë, përfshirë çështjen e qeverisë e tranzicionit, kushtetutën, zgjedhjet dhe luftën kundër terrorizmit, ndërkohë që regjimi është fokusuar vetëm në "terrorizmin".
Mistura reagoi ndaj kërkesës së delegacioni të regjimit për tërheqje mbrapa të deklaratës së dy mbledhjeve të mbajtura në Riad të Arabisë Saudite, në të cilën është theksuar se qeveria e tranzicionit nuk do të jetë e mundur pa dorëheqjen e Bashar Asadit, duke thënë se kjo kërkesë e regjimit nuk ka ndonjë anë "të logjikshme" dhe "të pranueshme".
I pyetur nëse bisedimet do të vazhdojnë tutje, Mistura tha: "Cila është alternativa tjetër? Përgjigjja ime është po. Planifikoj që t'i fillojmë sërish në muajin janar".
Mistura tha se javën e ardhshme do ta informojë Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, lidhur me bisedimet.
"Do të zhvilloj bisedë me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për fillimin e raundit të nëntë të bisedimeve në Gjenevë në janar", tha ai, duke riafirmuar se Gjeneva është adresa e zgjidhjes politike të krizës në Siri.
Ndërkohë, i pyetur nga gazetari i AA-së lidhur evakuimin e të sëmurëve dhe të plagosurve nga rajoni i Gutës Lindore të rrethuar nga regjimi, Mistura u përgjigj: "Unë bisedova lidhur me këtë me Xhaferin (kreun e delegacionit të regjimit), mirëpo nuk mora përgjigje të kënaqshme për zgjidhjen e këtij problemi".