Sonda kozmike me tre astronautë nga Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Italia, nga Stacioni Ndërkombëtar i Gjithësisë ka ateruar në stepat e Kazakistanit.
Ekipi i astronautëve, që përbëhet nga rusi Sergei Ryazansky, amerikani Randy Bresnik dhe italiani Paolo Nespoli, i ka kaluar 139 ditë në gjithësi, përcjell rel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo sondë ka ateruar sot afër qytetit qendror Zhezkazgjan në Kazakistan.
Astronauti Ryazansky ka marrë pjesë tri herë në misione të këtilla.
Tash në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë, që ndodhet në orbitë, 400 kilometra mbi tokë, kanë mbetur tre astronuatë të tjerë.
Atyre më 17 të këtij muaji u bashkohen tre kozmonautë të tjerë nga Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina.