Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Erdogan kërkon nga turqit në Evropë të lindin nga pesë fëmijë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, të premten u bëri thirrje turqve që jetojnë në Evropë që në vend të tre, të kenë nga pesë fëmijë, duke porositur diasporën milionëshe se është “e ardhmja e Evropës”, transmeton AFP.

Agjencia thekson se Turqia dhe Evropa janë në konflikt pasi Holanda dhe Gjermania nuk lejuan ministrat turq në këto vende të mbajnë mitingje për mbështetje ndaj zgjerimit të kompetencave të presidentit Erdogan, në referendumin që muajin e ardhshëm mbahet në Turqi, transmeton KP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Bëni pesë fëmijë, jo tre. Ju jeni e ardhmja e Evropës. Kjo është përgjigja më e mirë për vrazhdësinë që është treguar ndaj jush”, ka thënë ai.