Udhëheqësi i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, u është drejtuar Kombeve të Bashkuara që t'i zëvendësojnë Shtetet e Bashkuara si ndërmjetësuese në përpjekjet për arritjen e paqes në konfliktin izraelito-palestinez.
Ai i ka bërë këto komente gjatë një samiti emergjent të Organizatës për Bashkëpunim Islamik në Stamboll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAbbas ka thënë gjatë takimit se palestinezët kanë mbetur “të shokuar” nga vendimi i Shteteve të Bashkuara për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.
“Derisa ne kemi bashkëpunuar me ata në procesin e paqes për vite të tëra, presidenti amerikan, Donald Trump na e dha një shuplakë për të gjitha vitet”, ka thënë ai.
“Nuk do të pranojmë tash e tutje që SHBA-ja të ketë rol në procesin politik si ndërmjetësues”, ka shtuar Abbas.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, që ka hapur samitin u ka bërë thirrje vendeve ndërkombëtare ta njohin “Jerusalemin si kryeqytet palestinez”.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se ky vendim vetëm ka reflektuar realitetin dhe ky vendim nuk do të ndikojë në rolin që SHBA ka si ndërmjetësuese.