Rusia njoftoi sot se ka dërguar një delegacion ushtarak në Korenë e Veriut, por nuk dha detaje për arsyet e kësaj vizite.
Ky delegacion përfshinte edhe Viktor Kalganov, nënkryetari i Qendrës së Menaxhimit të Mbrojtjes Kombëtare ruse, përgjegjëse për çështje të sigurisë kombëtare, njoftoi media shtetërore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Koreja e Veriut është fqinji jonë. Ne kemi nevojë të zhvillojmë marrëdhënie me këtë vend dhe dialogu politik është shumë i rëndësishëm”, deklaroi zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme.
Delegacioni mbërriti dje në Phenian dhe do të qëndrojë deri të shtunën, njoftoi agjencia e lajmeve “Interfax”.
Rusia dhe Kina janë vendet që kanë marrëdhëniet diplomatike më të ngushta me shtetin më të izoluar në botë, Korenë e Veriut.