Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nga epidemia e difterisë në Jemen, 34 të vdekur

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se numri i personave që kanë humbur jetën nga difteria në Jemen është rritur në 34, transmeton AA.

Në Jemen janë vërejtur 283 raste të dyshuara të difterisë, bëri të ditur OBSH në një deklaratë me shkrim, duke shtuar se epidemia është vërejtur në 15 qytete të vendit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Që prej tre vitesh, Jemeni është skenë konfliktesh midis forcave të presidentit Abdurabu Mansur Hadi të mbështetura nga koalicioni i kryesuar nga Arabia Saudite, në njërën anë, dhe lëvizjes Husi, në anën tjetër.

Krahas difterisë, Jemeni që nga prilli është përfshirë edhe nga epidemia e kolerës, nga e cila OBSH njofton se jetën kanë humbur dy mijë e 219 persona.