Bruksel, 12 dhjetor - Anëtarët e NATO-s kanë rënë dakord sot për zgjatjen e mandatit të sekretarit të përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg për dy vjet, duke e mbajtur atë në detyrë deri më 30 shtator 2020.
“Aleatët kanë përgëzuar sekretarin e përgjithshëm, Stoltenberg duke shprehur besimin e tyre të plotë në aftësinë e tij për t’iu përkushtuar punës së tij në avancimin e procesit të adaptimit të NATO-s ndaj sfidave të sigurisë të shekullit të 21-të”, deklaroi këshilli i Atlantikut të Veriut, organi vendimmarrës politik i NATO-s.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJens Stoltenberg, ish-kryeministër i Norvegjisë, është sekretar i përgjithshëm i NATO-s që prej 1 tetorit 2014.