Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rinisin negociatat në Bruksel për emrin e Maqedonisë

Përfaqësuesi i posaçëm i KB-së për kontestin me emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic, sot në Bruksel do të ketë takim me përfaqësuesit e të dy vendeve, Vasko Naumovski dhe Ademantios Vasilakis, për tejkalimin e dallimeve rreth emrit.

Takimi, siç paralajmëroi paraprakisht zyra e Nimicit, është pjesë e përpjekjeve të KB-së për t’iu ndihmuar të dyja palëve të gjejnë zgjidhje të përbashkët të pranueshme për çështjen e emrit, transmeton Alsat-m.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në bisedimet në Bruksel, Naumovskin do ta shoqërojë një diplomat i MPJ-së, ndërkaq formati i njëjtë i cili është dakorduar me Nimicin, do të jetë edhe nga pala greke.

Tani për tani nuk ka njoftime zyrtare nëse Nimic do të dalë me ide, sugjerime apo propozim të ri, edhe pse mediumet greke nuk e përjashtojnë atë mundësi.

Raundi i fundit formal i negociatave të ndërmjetësit të KB-së me përfaqësuesit e të dy vendeve ishte mbajtur në Nju-Jork në nëntor të vitit 2014.